E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starton të dielën Rally Albania

Ditën e hënë do të zhvillohet etapa e parë, por në të vërtetë gara do të çelet të dielën. Megjithatë, fundjava e Rally Albania do të jetë e mbushur me emocione. Ditën e shtunë në hotel “Rogner” do të zhvillohet ceremonia zyrtate e çeljes së garës. Në koktejlin që organizatorët do të shtrojnë, do të marrin pjesë politikanë, gazetarë si dhe të gjithë garuesit e këtij rally. Ditën e diel, do të zhvillohet edhe një mini-etapë, e cila do të përcaktojë radhën e nisjes për etapën e parë. Por përpara startit, do të jetë kryeministri Berisha, i cili do të mbajë një fjalim dhe më pas do të prezantohen të gjithë pjesëmarrësit, që nuk janë pak, por plot 239 garues. Pas caktimit të radhës së nisjes, ditën e hënë do të zhvillohet edhe gara e parë: etapa Tiranë-Tropojë e gjatë 310 kilometra. Të parët që do të nisen do të jenë mjetet motor dhe quad, ndërsa më pas makinat 4x4. Të martën do të zhvillohet etapa e dytë prej 130 kilometrash, e cila do të nisë në Tropojë e do të përfundojë po në Tropojë. Dita e tretë është edhe etapa më e gjatë: Tropojë-Vlorë, plot 470 kilometra, ndërsa të enjten do të garohet më e shkurtra, Vlorë-Vlorë 110 km. Etapa e parafundin është ajo Vlorë-Tiranë e gjatë 320 kilometra dhe, të shtunën mbyllet edhe Rally Albania me etapën e gjashtë Tiranë-Tiranë 180 kilometra, ku do të ndahen edhe medaljet e fituesve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›