Superheroina kineze
Një grua e panjohur dhe e maskuar me një kostum të zi seksi po shpërndan para dhe ushqime natën për të varfrit nëpër rrugët e Hong Kongut. Heroina e cila veten e quan “Kalorësja e Orkidesë” kohë më parë ua dërgoi një e-mail gazetarëve në të cilin sqaroi veprat e saj.
Heroina refuzon ta bëjë publik identitetin e saj dhe dëshiron të mbetet mister. Ndihma për të varfrit është protesta e saj kundër qeverisë e cila nuk ka arritur të çrrënjosë format më të rënda të varfërisë.
Ka thashetheme se ajo është mbesa e zëvendëskryeministri të dikurshëm të Kinës, Wan Li.
Ajo në letrën e saj u tha gazetarëve se është një grua që vjen nga bota e biznesit dhe vjen nga një familje e njohur e Hong Kongut. Kinezja misterioze po ashtu shkroi në letër se nuk është e martuar.