E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza ekonomike po e bën jetesën të papërballueshmeNga Ilir BeqjaEdhe pse ditë pas dite që kalon, vendi po zhytet në një krizë gjithnjë e më të thellë ekonomike, qeveria e Sali Berishës refuzon me kokëfortësi të kuptojë sesa e rëndë është gjendja e e

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Kriza ekonomike po e bën jetesën të papërballueshmeNga Ilir Beqja

Edhe pse ditë pas dite që kalon, vendi po zhytet në një krizë gjithnjë e më të thellë ekonomike, qeveria e Sali Berishës refuzon me kokëfortësi të kuptojë sesa e rëndë është gjendja e ekonomisë së vendit. Shqetësimeve të ngritura në vijimësi nga Partisë Socialiste, kryeministri i kutive të mbyllura u është përgjigjur duke keqpërdorur institucionet ndërkombëtare e bankat evropiane, duke na provuar kësisoj se përveçse është i paaftë, nuk di as të lexojë dokumentet ekonomikë ndërkombëtarë.

Është vetë INSTAT, kjo vegël e bindur në shërbim të Sali Berishës, që po provon atë çka Partia Socialiste ka thënë prej kohësh: vendi është në krizë dhe kjo krizë po bëhet e papërballueshme.

Sipas vetë INSTAT, në janar çmimet e shportës janë rritur më shumë se në 15 muajt e fundit.

Çmimet e ushqimeve janë rritur me 6.9 %, duke e zeruar rritjen e pagave dhe pensioneve që bëri qeveria në maj të 2009.

Në janar 2010 energjia elektrike u shtrenjtua me 10 %, edhe pse INSTAT ndryshe nga praktika e deritanishme nuk e pasqyroi këtë rritje çmimi.

Gazi i lëngshëm për ngrohje e për gatim është rritur 17 % por njerëzit e verbër e të shurdhër në INSTAT vazhdojnë të deklarojnë deri në idiotësi se çmimet e lëndës djegëse dhe energjisë janë ulur.

Prej tre muajsh INSTAT mban të fshehur një tjetër të vërtetë: shtrenjtimin e shërbimeve spitalore për 800 mijë shqiptarët e pasiguruar dhe shtrenjtimin e barnave si pasojë e nënçmimit të lekut.

Dhe sikur të mos mjaftonin këto, kemi dëgjuar ditët e fundit dhe për rritjen e pritshme të çmimit të ujit, si dhe rritjen e çmimeve të karburanteve.

Nëse INSTAT, do të bënte detyrën dhe nuk do të manipulonte për llogari të Sali Berishës, atëherë do të duhej të pranonte se inflacioni qëndron mbi nivelin e 4 %. Por në fakt ka shumë pak rëndësi nëse INSTAT e bën këtë. Sado që INSTAT përpiqet të manipulojë apo të zbukurojë situatën, shqiptarët e ndjejnë të vërtetën përditë e më shumë në xhepat e tyre.

Është e kuptueshme që qeveria nuk po merr asnjë masë për shtrenjtimin e produkteve dhe shërbimeve, sepse në fund të fundit kjo nuk po i rëndon shumë familjes në pushtet dhe oborrit të saj.

Rritja e çmimeve po e bën jetesën të papërballueshme për familjet e varfra, për familjet në ndihmë ekonomike, për familjet e pensionistëve, për familjet e të papunëve, pra për më shumë se gjysmën e familjeve shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›