E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa UEFA/ Varteks-Tirana 1-1. Barazimi premton kualifikimin

NK Varteks-KF Tirana 1-1
Varazhdin, datë 13 korrik 2006, ora 18:00

NK Varteks: Kopric, Pokrivac, Jertec, Golik (70'Mohorovi), Novinic, Safaric, Kardum (88'Liber), Vuk, Melnjak, Vuman , Halilovic.
Në sto: Mance, Basic, Malec, Begovic, Marjanovic.
KF Tirana: Hidi, Sina, Pisha, Bulku, Patushi, Duro, Mukaj, Salihi, Allmuca (79'Bakalli), Sinani, Hajdari.
Në stol: Nallbani, Telli, Sefa, Mekoci, Dabulla, Tafaj
Shënues: 0:1 Mukaj (21'), 1:1 Novinic (47').
Kartona të verdhë : Patushi (30'), Allmuca (78')

Tirana arriti një barazim (1-1) të rëndësishëm në Kroaci me ekipin vendas Varteks i Varazhdinit, në ndeshjen e parë të raundit kualifikues të Kupës UEFA, por ajo që e bën më të kendshëm rezultati pozitiv është goli i shënuar nga kapiteni bardheblu, Devis Mukaj, ish-lojtar i Varteksit për tre sezone rresht (1999-2000, 2000-2001 dhe 2001-2002). Një gol i shënuar qysh në pjesën e parë (21'), për tu barazuar vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, kur Enes Novinic në të 47' shënoi golin e barazimit 1-1. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të takimit, duke i dhënë një mundësi të mirë Tiranës, për të përmbysyr rezultatin dhe siguruar kualifikimin pas dy javësh në "Selman Stërmasi".
Franc Hoxha

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›