Trajneri i CSKA-së Markov: “Nuk mund të them jemi të kualifikuar”

Markov: "Jam i kënaqur me fitoren. Ekipi im nuk luajti një futboll të mirë ashtu si unë do të dëshiroja.Ishte shumë e rëndësishme të merrja një rezultat të mirë në ndeshjen e parë. Ne duhet t ëpunojmë më shumkë për të patur të sigurt kualifikimin. Ne jemi në mes të përgatitjeve, pasi edhe ndeshjet e Kupës UEFA zhvillohen herët. Ne duhet të përgatitemi për ndeshjen e kthimit në Sofie. Dy ndeshjet kundër Dinamos janë pjesë e përgatitjeve tona për kampionatin bullgar. Unë mendoj se kemi shumë shanse të mira për kualifikim, por nuk mund të them sot se tashme jemi të kualifikuar".