Statistika/ Devi Muka pesë gola me Tiranën në Europë

Me golin e shënuar kundër NK Varteks në ndeshjen e parë të Kupës UEFA,
kapiteni i Tiranës, Devi Muka arriti në kuotën e 5 golave të shënuar në kompeticionet ndërkombëtare, qëkurse ka veshur fanelën bardheblu. Golin e parë e ka shënuar në ndeshjen e Ligës së Kampioneve 2004-2005 kundër kampiones së Bjellorusisë në FK Homel, kur Tirana fitoi në transfertë 2-0. Mukaj shënoi në minutën e 85 golin e parë për Tiranë, ndërsa Fortuzi (89') vulosi fitoren 2-0.
Në ndeshjet kundër Ferencavaroshit në Tiranë Devi Muka shënoi dy gola në humbjen 3-2. Muka shënoi në minutën e 58 dhe të 68, ndërkohë që në ndeshjen e fituar 1-0 në Budapest, Muka shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 14-të.
Asport-Stats