E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sukaj: Kupën për tifozët shkodranë

Mes një entuziazmi të jashtëzakonshëm të tifozerisë shkodrane, sulmuesi i talentuar Xhevair Sukaj, autori i golit të dytë të Vllaznisë dhe të një traverse tronditëse tha pas ndeshjes për Televizonin Publik Shqiptar, TVSH: "Për të thënë të drejtën, emocionet janë të jashtëzakonshme. Ia dedikojmë Kupën publikut shkodran, i cili ka qenë më parë i pakënaqur nga ne. Por, ja që e fituam. E merituam fitoren, pavarsisht se kishim një kundërshtar shumë të vështirë, por si shkoi loja dhe rezultati gjithcka foli për ne".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›