Kaçi: “Kthyem në Shkodër trofeun”

Mesfushori sulmues i Vllaznisë, Albert Kaci nuk i fshehu emocionet pas fitores spektakolare me Tiranën në finalen e Kupës së Shqipërisë, një trofe që rikthehet në Shkodër për herë të 6-të, por ky i sotmi ka dhe një statistikë tjetër, pasi fitohet për herë të parë kundër ekipit që i kishte mposhtur katër herë në finalet e mëparshme dhe kthehet në Shkodër pas 21 vjetësh. Për Televizionin Publik Shqiptar, TVSH, Kaci tha: "Kam shumë emocione, por besoj se dhe ekipi i ka ato. Është një gëzim shumë i madh, pasi kemi fituar këtë trofe sot. Vllaznia ka shumë vite që nuk e ka parë këtë trofe. Besoj se po i gëzojmë tifozët tanë që kanë ardhur në Elbasan dhe u shpërblyem me fitore".