E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grima: “Kupa për Shkodrën, por dhe dy vajzat e mia”

Kapiteni i Vllaznisë, portieri veteran Armir Grima ishte në "qiellin e shtatë". Edhe pse nuk pati shumë punë në një takim të dominuar plotësisht nga formacioni shkodran, ish-portieri i Partizanit, tregoi se është ende një ndër lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar. Për Televizonin Publik Shqiptar, TVSH, Grima tha: "Nuk i di si të shprehem, por është një emocion i bukur të fitosh kupën. Kupa për të gjithë ata që vijnë në stadium, është për të dyja vajzat e mia, për prindërit e mi e bashkëshorten. Kjo Kupë është për të tërë Shkodrën".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›