E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi, Ahtisari mbështetje nga Amerika

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar Marti Ahtisarin, gjatë kohës që ky negocionte çështjen e statusit të Kosovës.

Kështu shkruan gazeta finlandeze “Helsingin Sanomat”, e cila i referohet një kabllogrami të transmetuar në faqen e internetit Wikileaks.

Dokumenti në fjalë daton më 15 nëntor të vitit 2006, kur ambasada amerikane në Vjenë i shkruan Uashingtonit se Ahtisari është munduar shumë për të ndryshuar situatën në Kosovë.

“Uashingtoni kishte besim të madh tek Ahtisari. Kur negociatat rreth statusit të Kosovës ishin drejt përfundimit, Departamenti i Shtetit e vuri atë në listën e personave që i janë dërguar porosi të rëndësishme”, shkruan e përditshmja finlandeze.

Në të njëjtin kabllogram thuhet gjithashtu se gjatë negociatave Ahtisari ka pasur momente tensioni me palën serbe, për të cilën humbja e Kosovës ishte e papranueshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›