“Vetëvendosje” sulmon me bojë rektorin e UP-së
Sulmohet me bojë rektori i Universitetit të Prishtinës Mujë Rugova. Ngjarja ka ndodhur në njërën prej sallave soleme të universitetit ndërsa rektori po mbante fjalën e rastin në 41 vjetorin e themelimit të Universitetit.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat theksojnë se aktivistë-studentë të Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë hyrë brenda duke e gjuajtur me bojë të kuqe rektorin Mujë Rugova.
"Duhet të të vi turp për gjendjen që e keni sjell Universitetin" ka qenë thirrja e aktivistëve të cilët e kanë gjuajtur me ngjyrë, por pa i shkaktuar dëmtime rektorit Mujë Rugova. Më pas, disa aktivistë të saj janë larguar por janë rrahur jashtë objektit nga disa persona të panjohur.