E Diel, 1 Nëntor 2026

Statusi, Berisha: Jo favore, por vlerësim të drejtë

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, nuk i ka kërkuar Brukselit favore, por një vlerësim të drejtë të përgjigjeve që Shqipëria i ka dhënë pyetësorit të KE-së. Duke raportuar për të gjitha takimet që ka zhvilluar gjatë vizitës së tij 2-ditore në Bruksel, gjatë datave 14-15 prill, Kryeministri Berisha gjatë konferencës së posaçme për shtyp, foli edhe për atë çka ka biseduar me Presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso. Jam i mendimit se Shqipëria nuk ka nevojë për favore por të vlerësohet siç duhet për reformat që ka arritur deri tani, - bëri me dijeni Berisha ti jetë shprehur atij lidhur me liberalizimin e vizave, duke shtuar se Barroso nga ana e tij garantoi plotësimin e kritereve nga pala shqiptare për arritjet e deritanishme për heqjen e vizave dhe se vetë ai kishte vlerësim të madh për arritjet në këtë fushë. Por në takimin me Barroson u diskutua edhe çështja e opozitës dhe u tha se do të përdoren të gjitha mënyrat ligjore për të realizuar transparencën. Vetë Barroso u shpreh i bindur se qeveria shqiptare do të bëjë çështë e mundur për të zgjidhur mbi baza kushtetuese problemin e ngërçit politik parlamentar, - tha ndër të tjera ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›