E Diel, 1 Nëntor 2026

Statusi Berisha Opozita po na bllokon


Kreu i qeverisë Sali Berisha akuzon opozitën se është shkaktare për bllokimin e vendit në rrugën për integrim në Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi se kryetari i opozitës Edi Rama mori peng statusin e vendit kandidat në BE për interesa personale.

Duke folur në një konferencë për mediat, një vit pas vendimit për liberalizimin e vizave, kryeministri u shpreh se ky proces ishte tërësisht i merituar për shqiptarët.

"Procesi i liberalizimit të vizave bazohej në ligje, vendime dhe reforma të gjithanshme, por jo në miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar. Kështu Rama nuk arriti të bllokojë procesin, sic po bën me cështjen madhore të marrjes së statusit duke ndjekur rrugën e bllokimit", tha Berisha.

Shefi i qeverisë theksoi se qeveria do të bëjë detyrën e saj për të marrë statusin, por nuk mund të udhëheqë opozitën.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Wollfarth: Niveli i përfaqësimit të grave, i ulët
"Partitë nuk e mbajtën premtimin"
Burrel, gruaja vret burrin me sëpatë
Kosovë, mblidhet Komiteti i Sigurisë
ACR nuk nis ende punën

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›