Wollfarth Niveli i perfaqesimit te grave i ulet

Arkiv Përfaqësimi i grave në jetën publike e politike mbetet ende në shifra të ulëta.Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth në fjalën e tij mbajtur gjatë konferencës, "Për Rolin e Gruas në Politikë" tha se partitë politike nuk e mbajtën premtimin për të respektuar Kodin Zgjedhor, sipas të cilit, në kuvendin e Shqipërisë 30 përqind e deputetëve, duhet të jenë femra.
"Niveli i përfaqësimit të grave deri tani nuk është ende i mjaftueshëm, 17 % në parlament dhe 12.5% në këshillat lokale.Kjo shtron pyetjen pse nuk u zgjodhën më shumë gra? Sepse objektivi sipas ligjit është 30% dhe më shumë se kaq.Duket se pengesat kryesore që nuk lejojnë rritjen e numrit të grave janë: Fakti se partite nuk e respektojnë kufirin që përcakton ligji për barazine gjinore, vetë ligji zgjedhor nuk përcakton masa shtrënguese për ta respektuar kuotën e përfaqësimit të grave, si dhe vetë mënyra e funksionimit demokratik të partive politike", tha Wollfarth.
Edhe ministri i Punës Spiro Ksera pohoi se ndonëse që prej vitit 2008 në Shqipëri është miratuar ligji për barazinë gjinore, në zgjedhjet lokale të këtij viti, kuotat gjinore sipas këtij ligji nuk u respektuan nga asnjë parti politike.
Për të forcuar rolin e gruas në politikë, OSBE rekomandon që të permiresohen mekanizmat demokratike ne perzgjedhjen e kandidateve, ndryshimin e zakonit të lidershipit mashkullor ne parti duke ndertuar kapacitete te mjaftueshme per te rritur numrin e grave. Prezenca e OSBE-së e vlereson si prioritet asistencen e metejshme per te rritur numrin e grave në jetën publike e politike.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika PS, numërohen fletët për asamblenë
Në selinë e Partisë Socialiste ka nisur procesi i numërimit të fletëvotimit përmes të cilave 1500 delegatët në kongresin e kësaj partie votuan për asamblenë kombëtare. Berisha: Taksat nuk do të rriten
Për rreth një muaj, deri nga mesi i dhjetorit, kur të miratohet në parlament, kryefjala e demokratëve do të jetë projektbuxhetit i vitit 2012. Rama: Propozim i ri për paktin
Një propozim i ri për t'i dhënë udhë paktit me 10 pika që do të drejtojë Shqipërinë drejt integrimit europian, ky ka qene thelbi mbi të cilin është vendosur fjala e kreut të PS-së Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar. Topi: Regjistrimi, proces normal
Presidenti i Republikës Bamir Topi, përkundër qëndrimit të Aleancës Kuq e Zi, si frymëzues i të cilës Topi është përfolur politikisht, apo edhe organizatave të minoritetit grek, që kanë refuzuar censusin, i pyetur për këtë proces dhe kontestimet që bëhen në jug, kreu i shtetit deklaroi se regjistrimi i popullsisë dhe elementëve të tjerë, është një proces i natyrshem. Sequi: Axhenda dixhitale, me rëndësi për KE-në
Ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi deklaroi se axhenda dixhitale është me rëndësi për Komisionin Evropian.
Lajmet kryesore
Kosovë, mblidhet Komiteti i Sigurisë
Kastrati: Serbia s’mund ta mbajë peng KFOR-in
Burrel, gruaja vret burrin me sëpatë
Bankat, vjen ligji që i shpëton nga kriza
ACR nuk nis ende punën