Kosove mblidhet Komiteti i Sigurise

Në Kosovë është mbledhur të martën Komiteti për vlerësimin e Sigurisë, ku është diskutuar për situatën në veri të Kosovës.
Në fjalën e tij, kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati ka vlerësuar se situata në veri është e qetë, por e tensionuar.
Sipas tij, situata është e tensionuar për shkak të vazhdimit të bllokimit të rrugëve me barrikada nga strukturat paralele serbe.
“Qytetarët serbë në veri duhet ta kenë të qartë se ato struktura nuk mund ta mbajnë peng KFOR-in me kushtëzimet e tyre”, ka deklaruar Kastrati.
Më tej kryekomunari ka theksuar se strukturat paralele serbe po përdorin në mënyrë abuzive popullsinë atje, duke e detyruar të mbikëqyrë barrikadat.
“Strukturat paralele e kanë futur popullsinë në një rrugë pa krye, duke e vendosur me dhunë nëpër barrikada”, ka shtuar Kastrati.
Ditën e hënë autokolona e KFOR-it kaloi me shumë vështirësi barrikadën për të vajtur për në pikën kufitare të Jarinjës.
Ndërkohë, qeveria e Beogradit njoftoi hartimin e një dokumenti të posacëm për veriun, të cilin do ta paraqesë për diskutim në Parlament.
Abuzimi me popullsinë serbe të Kosovës u denoncua javën e kaluar edhe nga kryetari i Partisë Liberal-Demokratike në Serbi, Cedomir Jovanovic, i cili deklaroi se serbët e veriut po përdoren si mburojë e gjallë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova LDK: Buxhet alternativ
Lidhja Demokratike e Kosovës duket se ka filluar ta luajë rolin e qeverisë nën hije. Në një konferencë për mediat subjekti më i madh opozitar kundërshtoi projektligjin për buxhetin e vititi 2012 me arsyetimin se nuk është buxhet që ndihmon ekonominë e vendit. Qeveria serbe, dokument për veriun
Qeveria e Serbisë është duke përgatitur një dokument që do t’ia sugjerojë Kuvendit lidhur me veprimet për Kosovën dhe qetësimin e situatës në veri. Veri, autokolona e KFOR kalon në Jarinjë
Autokolona e KFOR-it ka kaluar përmes një lejeje të dhënë nga serbët e veriut barrikadën që pengonte hyrjen e saj në pikën kufitare të Jarinjës. Vetëvendosje, interpelancë me Lilën
Lëvizja Vetëvendosje paralajmëroi të hënën se do të parashtrojë një kërkesë për interpelancë me ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, për të diskutuar mbi raportin tregtar mes Kosovës dhe Serbisë. Feith: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kufijsh
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovës, Peter Feith ka përsëritur se bashkësia ndërkombëtare nuk do të pranojë asnjë ndryshim të kufijve. Ai ka vlerësuar se situata në Ballkan është e stabilizuar gjeografikisht.
Lajmet kryesore
Llogari në Bruksel për sigurinë e avionëve
Shqipëria raporton këtë javë për transportin
Burrel, gruaja vret burrin me sëpatë
Bankat, vjen ligji që i shpëton nga kriza
ACR nuk nis ende punën