Ukraine-Gjermani Klose do te mungoje

Miroslav Klose nuk do të luajë me Gjermaninë në miqësoren ndaj Ukrainës diten e premte. Sulmuesi i Lacios ka pësuar një dëmtim në gju dhe nuk do të mund të riaftësohet në kohë për ndeshjen që do të zhvillohet në Kiev.
Lajmi u konfirmua nga drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit nëpërmjet faqes së saj të internetit ku ndër të tjerat theksohej se 33-vjecari do të pushoje për disa ditë dhe do të rikthehet në stërvitje ditën e shtunë për t’i përgatitur për sfidën e 15 nëntorit.
Por Klose nuk është problemi i vetëm për trajnerin Joakim Lëv. Në dyshim është edhe futbollisti i Borusia Mynshengladbah, marko Rojs. Futbollisti 22 vjecar është në gjendje gripale dhe vendimi nëse do të luajë apo jo do të merret më vonë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
"Statusi", Berisha: Opozita po na bllokon
"Shqiptarët i merituan vizat"
Wollfarth: Niveli i përfaqësimit të grave, i ulët
Burrel, gruaja vret burrin me sëpatë
Kosovë, mblidhet Komiteti i Sigurisë
ACR nuk nis ende punën