Kamëz, pushohen nga puna 48 mësues
TIRANE - Rreth 60 punonjës të arsimit janë pushuar nga puna në Bashkinë e Kamzës. Edhe pse mësuesit kanë pasur dosje të rregullta pune dhe plotësonin të gjitha kushtet për këto vende pune, ndaj tyre është marrë masa e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës. Masa është marrë me motivacionin se numri i tyre ishte mbi numrin e parashikuar nga organika e miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financave. Emërimet e këtyre punonjësve ishin bërë nga ish-drejtori i Zyrës Arsimore Kamëz, Hamdi Doçi, ndërkohë që nga mësuesit ka akuza se kanë paguar ryshfet për t'u futur në këtë vend pune. I kontaktuar nga ana jonë për të dhënë një shpjegim mbi akuzat e bëra ndaj tij, Doçi nuk ka pranuar të prononcohet, duke thënë që nuk ka koment për situatën. Punonjësit e prekur nga reforma shprehen të shqetësuar, por nuk kanë dëshirë të prononcohen për gazetën. Kjo për arsyen se nga ana e zyrës iu është premtuar se do të rifuten në punë në janar dhe një prononcim i hapur do të mund të penalizonte rifutjen e tyre në punë. "Na kanë thënë që jemi të tepërt, por na është premtuar se do të fillojmë punë nga janari. Megjithatë, asgjë nuk dihet",- shprehet një mësuese rreth të 30-ve, që është duke pritur para Zyrës Arsimore. Nga reforma janë prekur 48 mësues, 2 edukatorë, 1 drejtor, 1 zv/drejtor, 1 sekretare, 5 sanitare, 2 roje dhe përgjegjësi i financës së Zyrës Arsimore. Gjithashtu janë pushuar nga puna edhe specialisti i personelit pranë kësaj zyre si dhe drejtori i Zyrës Arsimore, Hamdi Doçi.
Problematika
Mësuesit e Kamzës kishin rreth tre muaj që nuk merrnin pagat e tyre ndaj punës që kryenin. Disa nga mësuesit e kontaktuar pohojnë se kishin dy muaj pa u paguar, disa të tjerë, tre. Kjo ka qenë edhe zanafilla e problemit që çoi në pushimin nga puna të këtyre punonjësve. Ndërkohë që drejtori aktual i Zyrës Arsimore, i cili është emëruar para disa ditësh në këtë vend pune, na shpjegon edhe arsyet se përse është marrë kjo masë ndaj punonjësve. "Zyra Arsimore funksionon në bazë të një organike, ka një numër të caktuar punonjësish, organikë e cila miratohet nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financave. Pra është një numër i caktuar mësuesish dhe punonjësish ndihmës. Këtë periudhë është vënë re që ky numër është tejkaluar dhe të gjitha këto kontrata, emërime që janë bërë mbi organikën, janë quajtur të paligjshme",- ka shpjeguar në një intervistë për Gazetën, drejtori aktual Sherif Koldashi. Auditi i ministrisë, me shkresën numër 6064 e datës 08.11.2011-21.11.2011, organizoi auditin në Zyrën Arsimore Kamëz dhe pas kontrollit rezultuan dhe emërimet e bëra mbi numrin e përcaktuar të punonjësve. "Nga kjo strukturë u la detyrë që të bëhet riorganizimi i Zyrës Arsimore Kamëz ,pra të zbresë numri në bazë të organikës dhe u morën masat ndaj personave përgjegjës" - thotë Koldashi.
Punësimi
Para Zyrës Arsimore gjejmë disa mësues që ishin pushuar nga puna, të cilët kanë marrë konfirmimin nga institucioni se duke filluar nga janari do të futen sërish në punë. I pyetur se në çfarë bazash do të bëhet ky ripunësim, Koldashi shpjegon se do të ketë punësime të reja vetëm kur të ketë lirime të vendeve të punës. "Do të rishqyrtohen dhe do të bëhet një rivlerësim, një riorganizim i zyrës dhe nga detyrat që ka lënë auditi, do të shihen edhe një herë shifrat dhe do fillojë ristrukturimi i zyrës në muajt në vazhdim",- shpjegon Koldashi. Ai bën të ditur se punësime të reja do të ketë në momentin që lirohet një vend pune, që mund të jetë një dalje në pension apo një leje lindjeje. Për sa i përket mënyrës se si do të përzgjidhen mësuesit që do të rifillojnë punë, ai sqaron se do të ketë një listë pritjeje. "Ne do të nxjerrim listën e pritjes sipas prioriteteve, sipas shkallës së kualifikimit, shkallës së arsimimit. Tani fillojnë dalin njerëzit në pension dhe sa të lirohet një vend, futet një nga kjo listë e pritjes, gjithnjë duke u ruajtur numri 1192 i parashikuar në organigramë. Nga një studim i Zyrës Arsimore Kamëz është konstatuar se vetëm 10 persona do të dalin në pension në janar, që do të thotë se vetëm 10 mësues të pushuar nga puna do të rifitojnë vendin e punës. Pjesa tjetër do të duhet të presë derisa të lirohen vende të reja pune. Organika aktuale është miratuar nga MASH-i dhe Ministria e Financave me shkresë numër 17289/64 më 06.01.2011. Zyra Arsimore Kamëz ka në varësi 26 shkolla, nga të cilat 19 shkolla 9-vjeçare dhe 7 gjimnaze.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)