Statusi, Meta: Padrejtësi nëse shqiptarët e humbin edhe këtë vit
SHBA- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta vlerëson se do ishte padrejtësi nëse Shqipëria nuk e merr edhe këtë vit statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.
“Do ishte padrejtësi në drejtim të qytetarëve shqiptar dhe raportin Shqipëri-BE. Nuk është ky qëllimi im. Shqipëria sa i takon kriterit ekonomik i ka përmbushur detyrimet. Sa i takon legjislacionit ka bërë një punë vlerësuese”,- deklaroi sot Meta, në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Meta theksoi se sa i përket dialogut, ka munguar vullneti i partive politike për të arritur progresin e duhur, duke nënvizuar se angazhimi kryesor duhet të jetë integrimi i vendit në familjen e madhe europiane.
“Sa i takon cështjeve që kanë të bëjnë me dialogun politik nuk ka qënë vullneti për tu miratuar gjëra që priten të miratohen, si është rasti i Gjykatës Administrative që ka të bëjë me rritjen e tranparencës. Unë besoj se Shqipëria duhet të marrë statusin dhe angazhmi ynë është të plotësojmë këto prioritete”,- u shpreh Meta.
Kreu i LSI-së duke komentuar zhvillimet më të fundit në vend, theksoi se sa i takon reformës zgjedhore partia që ai drejton mbetet i pa ndryshuar për barazinë e votës.
“Për LSI-në cështja e reformës zgjedhore nuk është cështje e dy partive të mëdha sic ju pëlqen të quhen, por mendoj se jo është cështje e qytetarëve shqiptarë se bëhet fjalë për respektimin e të drejtës së votës. Ne mbetemi të pandryshuar për barazinë e votës që cënohet nga modeli jonë zgjedhor (spanjoll). Ne kemi bërë propozimet tona, shpresoj që të ecë përpara. Reforma duhet të eci shpejt pasi zgjedhjet nuk janë shumë larg”,- nënvizoi Meta.
Keu i LSI-ë sa i takon video përgjimit Meta-Prifti duke i cilësuar akuzat e bëra në adresë të tij politike deklaroi se ai ka kërkuar një proces hetimor deri në fund të tij, ndërkohë që tha se ‘nuk kam ndërmend të merrem me cështje që janë pjesë e punës që duhet të bëjë gjykata’,- u shpreh Meta.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Takimet e kreut të LSI, Ilir Meta në SHBA