Shtimi i hapsirave të gjelbra, AMC mbjell 174 pemë në Sarandë
TIRANE- Përfaqësues të AMC në bashkëpunim me Bashkinë e Sarandës mbollën në këtë qytet rreth 174 pemë në kuadër të aktivitetit AMC Green, një program që ka në fokus mjedisin shqiptar prej disa vitesh.
"Kontributi i AMC-së për zhvillimin e hapësirave të gjelbra në qytetin e Sarandës është pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm, si dhe një përpjekje për të ndikuar tek aktorë të tjerë përmes këtij modeli pozitiv, që të kontribuojnë në përmirësimin e mjedisit e hapësirave të përbashkëta", tha Perikli Kanellos, Drejtor i Divizionit të Shitjeve në AMC.
Ndërsa kryebashkiaku i Sarandës z Stefan Cipa, falenderoi AMC si kompaninë e parë që iu përgjigj ftesës për bashkëpunim. Ai vlerësoi këtë iniciativë të AMC-së, që kontribuon në shtimin e zonave të gjelbra në këtë qytet, sic tha ai.
AMC përfundoi dje me sukses mbjelljen e 174 pemëve Linden në qytetin e Sarandës, një destinacion i rëndësishëm turistik, me një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin rajonal dhe kombëtar. Puna për këtë projekt ka filluar në muajin dhjetor dhe ka përfunduar dje me pemën e fundit të mbjellë.
Aktivitetet e mëparshme të AMC për zhvillimin e zonave të gjelbra në vend, përfshijnë pyllëzimin e zonave të ndryshme në Parkun Kombëtar të Llogorasë, si dhe krijimin e territoreve të gjelbra në Tiranë, Sarandë, Durrës dhe Kamzës.
(ma.ar/BalkanWeb)