Normat e interesit, ato te kredive sa 3-fishi i depozitave Eglantina Nasi
Normat e interesit qe ofron sistemi yne bankar, vazhdojne te ruajne nje nivel te dukshem diferencial mes atyre qe akordohen per kredite dhe atyre per depozitat. Nivel, i cili sipas shifrave te fundit qe ofron Banka e Shqiperise, rezulton te jete per te parat, gati sa dy apo edhe trefishi i te dytave. Konkretisht, norma me e larte qe paraqet sistemi yne bankat ndaj depozitave, si ato per individet dhe ato per bizneset, eshte prej 7.70%. Dhene konkretisht per ato me maturim 60-mujor per te dyja kategorite, pra per afatin maksimal te tyre. Ndersa nese iu referohemi kredive, konstatojme se niveli me i larte i tyre eshte rreth 20%, si per ato qe jepen me kolateral, edhe per ato pa kolateral. Per te arritur akoma me shume, deri edhe ne nivelet prej 24% per akordimin e kartave te posacme te kreditit ndaj tyre. Duke folur ne kete menyre per nje diference te konsiderueshme mes ketyre dy kategorive sa u perket niveleve fundore te tyre, deri ne trefish. Dukuri kjo, e cila mund te vertetohet edhe niveleve me te uleta te maturimit. Keshtu, referuar gjithmone te dhenave te Bankes se Shqiperise, per depozitat me afat maturimi 1-mujor, si per individet ashtu edhe per bizneset normat e interesit variojne nga 1.% deri ne 3.5% apo 3.7%. Ndersa interesi me i ulet i kredive aktualisht, eshte ai qe aplikohet per shembull per blerje shtepie apo prona ndaj individeve me vetem 7.9% nga nje banke e nivelit te dyte apo 9.65% ne rastin e nje biznesi te madh. Duke rezultuar ne kete menyre me nje raport gati dyfish i depozitave me afat minimal maturimi, si ato qe permendem me lart. Dhe nese vazhdojme me tej me tabelen statistikore te BSH-se, konstatojme se per depozitat me afat maturimi 3-mujor, normat e interesave variojne nga niveli prej 2% deri ne 5%; per ato me nivel maturimi 6-mujor nga 3.2% deri ne 5.75% apo per ato 12-mujor me normat e interesit prej 3.8% deri ne 7.8%. Dhe pertej tyre, vijojne depozitat me afate maksimale maturimi, si ato 24-mujore dhe 36-mujore, me nivelet respektive te normave te tyre te interesit prej 3.85% deri ne 7.30% dhe 3.95% ne 7.70%. Ne kete kendveshtrim, mund te vihet re qarte, se edhe pse me nje tendence renese, interesat bankare, vazhdojne te ruajne nje dallim aspak te vogel mes atyre qe aplikohen per kredite dhe atyre per depozitat. Nderkohe, qe mund te thuhet se bien ne sy diferenca mjaft te larta ne interesa edhe mes vete bankave. Keshtu, bankat me pjese me te larte ne tregun e depozitave ofrojne interesa me te uleta, ndersa disa prej bankave qe kane pjese te ulet ne treg vazhdojne te joshin klientet me interesa te larta. Ku persa u takon normave te interesit te kredive, mund te thuhet se ato jane edhe me te ndryshueshme dhe te diferencuara mes tyre. Te mos harrojme nderkaq, se ne uljen e metejshme te tyre ka per te ndikuar edhe veprimi i fundit i ndermarre nga Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise, per uljen e radhes te normes baze te interesit, duke arritur ne nivelin minimal te saj prej 3.75%.