Berluskoni takohet nesër me Obamën në Uashington
Romë- Kryeministri italian Silvio Berluskoni pritet të mbërrijë nesër në Uashington ku do të zhvillojë një takim me presidentin amerikan Barak Obama. Ky takim do të zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për samitin e G8-ës dhe për t’u konsultuar lidhur menjë sërë çështjesh strategjike me interes të përbashkët.
Burime diplomatike pranë Pallatit Chigi, në prag të takimit të parë kokë më kokë ndërmjet presidentit të SHBA-së dhe kryeministrit italian, bënë të ditur se pritja e Berluskonit në Uashington nuk do të ndikohet aspak nga gjykimet për Amerikën, që lideri libian Muamar Kadafi shprehu gjatë vizitës së tij në Itali. Madje, gjatë vizitës së Berluskonit do të vlerësohet miqësia ndërmjet dy vendeve aleate.
Sipas burimeve diplomatike, gjatë takimit do të bisedohet lidhur me bashkëpunimin e fortë pragmatik që do të shqyrtohet në samitin e G8-s ku do të diskutohet për krizën aktuale, për një seri rregullash financiare dhe tregtare, zhvillimin, rritjen e ekuilibruar të ekonomisë globale, ndryshimet klimatike, mospërhapjen e armëve bërthamore, emergjencën hidrike dhe atë ushqimore, tregtinë ndërkombëtare dhe për qeverisjen në tërësinë e saj.
Natyrisht në Uashington, në kuadër të vizionit të ri për marrëdhëniet ndërkombëtare të administratës Obama, do të diskutohen edhe temat e "nxehta" ndërkombëtare si, Afganistani, Irani, Lindja e Mesme, Libani, ku Italia luan një rol të rëndësishëm, marrëdhëniet Lindje-Perëndim dhe me Federatën Ruse, ku Obama do të zhvillojë një vizitë përpara samitit të G8-s.
Në agjendën e bisedimeve përfshihen edhe çështja e imigracionit, kërkesa e SHBA-së për pranimin e disa prej të burgosurve të Guantanamos, kërkesë për të cilën Berluskoni ka shprehur një "predispozitë absolutisht pozitive" përpara se BE- të marrë një vendim të përbashkët.
Një rëndësi e veçantë do t'i kushtohet edhe çështjes së blerjes së gjigantit amerikan të makinave Chrysler nga kompania italiane Fiat dhe marrëdhëniet e tjera ekonomiko-tregtare ndërmjet dy vendeve.
Vizita kryeministrit italian Silvio Berluskoni në Uashington është e vizita e dytë e këtij niveli që Shtëpia e Bardhë ka pritur zyrtarisht që nga ardhja në pushtet e presidentit Obama, pas vizitës së kryeministrit britanik Gordon Braun.