Sulmi izraelit mundësi për mësim

Qeveritë bëjnë gabime. Por, nëse janë të mençura, ato mësojnë prej tyre. Nëse Qeveria e Izraelit do të jetë e arsyeshme, ajo do të mësojë nga zhurma e provokuar nga sulmi i saj kundër flotës së anijeve humanitare, për t’i ri-menduar politikat e veta për Gazën dhe rajonin.
Komandot izraelite u vërsulën në anijet mëngjesin e së hënës, në përpjekje për të zbatuar bllokadën e tyre në Rripin e Gazës, me qëllim të dobësimit të organizatës ekstremiste palestineze Hamas, e cila e kontrollon territorin e Gazës.
Por, si shumë operacione të fundit izraelite, edhe ky pati një kundër-reagim, andaj është e dobishme të mendohet përse.
Le të fillojmë me pranimin e asaj që Izraeli e tha për mbrojtjen e vet: Ai po e lufton armikun terrorist në Gaza, miqtë e tij në Evropë dhe SHBA janë mjaft të pasigurt, aleati kyç mysliman, Turqia, po afrohet me Iranin, ndërsa organizatorët turq të misionit humanitar të Gazës kanë lidhje me ata që urrejnë Izraelin në lëvizjen Hamas.
Gjithçka është e vërtetë dhe nga pikëpamja e Izraelit është tërbuese. Por, është kjo situatë ku një udhëheqës i zgjuar do të mendohej para se t’i hidhte komandot në det.
Problemi i parë i Izraelit është se bllokada në Gaza nuk është e qëndrueshme. Ajo prodhon të kundërtën e asaj që pritet. Hamasi e forcon kontrollin e vet në Gaza, ndërsa Izraeli bëhet më i izoluar në botë.
Bllokada gjithashtu përbën sfidë për militantët pro-Hamasit dhe grupet e ngjashme të veshura me petkun humanitar.
Anijet, të hënën, ishin ngarkuar me 10 mijë tonë ndihma humanitare, plus qindra aktivistë nga gjithë Evropa të pajisur me telefona celularë dhe video kamera. Thuhet se do të planifikohen edhe shumë udhëtime të ngjashme.
Duke ditur se flota mund të ishte problem për marrëdhëniet publike, izraelitët kishin biseduar me qeverinë turke se si të dërgohen ndihmat pa asnjë konfrontim.
Duket se kompromisi ka dështuar dhe komandot e ndërmorën sulmin në ujërat ndërkombëtare, rreth 100 km nga bregu izraelit. Udhëtarët në bord reaguan, filluan të shtënat dhe nëntë aktivistë u vranë.
Përse Izraeli e zgjodhi këtë opsion të rrezikshëm? Përgjigjja është se gjatë shumë viteve, Izraeli është mësuar me lirinë e pa-sfiduar të aksioneve ushtarake në Lindjen e Mesme.
Duke operuar me guxim dhe larg shtëpisë, ai i ka sulmuar dhe frikësuar armiqtë e vet. Kjo qasje konfrontuese ka punuar në mënyrë të shkëlqyeshme kur kundërshtarët e Izraelit ishin guerilët e prapambetur dhe ushtritë jokompetente arabe, por ka qenë më pak e suksesshme në epokën e internetit dhe përhapjes së raketave.
Epërsia ushtarake e ka tunduar Izraelin të ndërmarrë aksione edhe më të rrezikshme. Shembulli i parë ishte invadimi në Liban në vitin 1982, për të cilin shumë izraelitë mund të thonë se e la vendin e tyre më të pasigurt se më parë.
Duke sulmuar flotën humanitare, Izraeli zgjodhi një luftë me Turqinë, kundërshtar shumë më i rrezikshëm se Hamasi, mospajtimet me të cilën vlonin në vitet e fundit.
Një kohë aleati më i rëndësishëm i Izraelit në rajon, Turqia tash synon ta sfidojë hegjemoninë e Izraelit si superfuqi lokale.
Kryeministri Rejjep Taip Erdogan është një popullist mysliman me mesazh karizmatik: Ne nuk do ta lëmë Izraelin të na shtyjë.
Sfida e Turqisë u bë e zëshme nga ministri i Jashtëm, Ahmet Davutogllu, i cili e ndërlidhi sulmin e Izraelit me “piratët në brigjet e Somalisë”. “Tash është koha për të vendosur: a jemi në një botë të civilizuar, apo disa vazhdojnë ta kenë ligjin e xhunglës? Nëse është e dyta, atëherë ne e dimë se çfarë duhet bërë”.
Çfarë munden Izraeli dhe SHBA-ja të mësojnë nga gabimet dhe ta orientojnë këtë krizë drejt një rezultati më të mirë?
Përgjigjja është që të përdoret fakti se kjo është shndërruar në krizë turko-izraelite e jo vetëm problem i Gazës.
Turqia ka ambicie rajonale, por nuk është një enklavë e çmendur terroristësh dhe nuk e përdor retorikën e mohimit të Holokaustit.
Turqia është shtet i fortë që dëshiron të jetë ndërmjetësues i pushtetit. Duhet të ketë një mënyrë për ta kënaqur urinë e Turqisë për respekt, pa e dobësuar Izraelin.
Izraeli ndoshta duhet ta pranojë një paradoks: Disa herë mënyra më e mirë për ta menaxhuar një problem të pazgjidhshëm është ta ndërkombëtarizosh atë.