E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi i vendit kandidat, Gaiani optimist: Është i mundshëm

Procesi integrues i Shqipërisë dhe marrja e statusit kandidiat në Bashkimin Europian vjeshtën e këtij viti mbetet në dorë të angazhimit të klasës politike shqiptare. Ambasadori italian në vendin tonë Masimo Gaiani thotë se janë realizuar një pjesë e mirë e rekomandimeve të Komisionit Europian ndërkohë që politika shqiptare duhet të përmbyllë sa më parë reformën zgjedhore dhe reformën parlamentare.

“Shqipëria në të vërtetë ka bërë progress të dukshëm në përmbushjen e kritereve të Bashkimit Europian, tashmë kanë mbetur edhe disa gjëra siç është reforma zgjedhore dhe reforma parlamentare. Mund të them se javët e ardhshme janë vendimtare për përmbushjen e këtyre reformave dhe më pas Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të marrë statusin e vendit kandidat në vjeshtë të këtij viti. Unë jam optimist për këtë. Mund të them se Italia mbështet proceset integruese të Shqipërisë por forcat politike duhet të bëjnë disa përpjekje më shumë për përmbyshur këto detyrime” theksoi Gaiani.


Deklarata e ambasadorit Italian drejtuar partive politike shqiptare vjen në një moment kur kanë mbetur vetëm pak ditë kohë nga përfundimi i punës së komisionit të reformës zgjedhore në të cilin ende nuk është mbyllur strukturimi i KQZ-së, procesi ankimor dhe teknologjia e numërimit të votave, pika këto të cilat janë pjesë e debatit politik mes mazhorancës dhe opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›