E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma parlamentare, Bushati: Mund të mbyllet nëse ka vullnet

Ka ende një mundësi që reforma parlamentare të mbyllë brenda këtij sesioni. Edhe pse nga 15 prilli puna për ndryshimet në rregulloren e kuvendit ka mbetur pezull, anëtari i këtij komisioni Ditmir Bushati thotë se reforma mund të mbyllet brenda këtij sesioni nëse mazhoanca ka vullnet për të pranuar standardet.
 

Madje ai fton demokratët të sjellin kundërpropzoimet e tyre për dy nga pikat që mbajnë palët larg konsensusit, votimin e dekreteve te presidentit në mënyrë të fshehtë dhe kohën e barabartë të diskutimit të liderit të opozitës me kryeministrin në seancë plenare.
 

Pavarësisht punës 4 mujore Komisioni për reformën parlamentare nuk mundi të çojë një dokument për votim në palament.
 

Demokratët e quajtën të mbyllur reformën me përfundimin e mandatit të komisionit, madje firmosën edhe raportin e grupit të punës, raport në të cilin opozita refuzon të hedhë firmat për sa kohë nuk merren në konsideratë propozimt e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›