Zërat kundër në PD, Bregu e Shehu: I përshtaten realitetit

Nevoja për rifreskim të strukturave të Partisë Demokratike e shpalosur nga eksponentë të rëndësishëm brenda kësaj force politike nuk konsiderohet fenomen shqetësues nga ministrja e integrimit Majlinda Bregu dhe deputeti demokrat Tritan Shehu. Ata shprehen se Partia Demokratike është në proces të vazhdueshëm ndryshimi që vjen në përputhje me realitetet që krijohen.
Duke iu referuar ndryshimeve në qeveri Majlinda Bregu dhe Tritan Shehu shprehen se këto ndryshime nuk duhen lidhur me emra konkretë por duhen lidhur me reformat dhe finalizimin e tyre me sukses.
Të dy këta zyrtarë të lartë brenda PD-së janë të bindur për fitoren e një mandati të tretë qeverisës nga koalicioni aktual. Sipas tyre qeveria ka treguar se është angazhuar në ndërmarrjen e reformave për zhvillimin e vendit.