E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama ne Indonezi. Analistet Perpjekje per perafrim me boten islame

Presidenti amerikan ka nisur etapen e dyte te turit te tij aziatik ndersa ka mberritur ne Indonezi. Pas ceremonise se mireseardhjes presidenti amerikan eshte takuar me homologun indonezian me te cilin ka nenshkruar edhe marreveshjen e Partneritetit te Mirekuptimit per te cilen ishte rene dakord qe nje vit me pare. Por pervec bisedimeve ekonomike analistet thone se vizita e Obames ne Indonezi duhet pare si nje perpjekje e presidentit qe permes kombit me te madh musliman te botes te perafrohet me boten islame.

Vizita ne Indonezi nje destinacion i rendesishem per Obamen per arsye strategjike dhe personale eshte shtyre dy here nga Shtepia e Bardhe nje here per shkak te nje takimi te rendesishem te Kongresit dhe heren e dyte per shkak te derdhjes se naftes ne Gjirin e Meksikes.

Edhe kete here vizita mund te jete me e shkurter nga sa ishte planifikuar per shkak te hirit vullkanik nga mali Merapi qe ka veshtiresuar trafikun ajror ne zone.

Rendesia e Indonezise si aleat i Shteteve te Bashkuara vazhdon te rritet edhe pse gezimi per zgjedhjen e Obames president eshte zbehur. Indonezia eshte vendi ku presidenti amerikan jetoi kur ishte femije dhe per kete arsye vizita e tij ka pasur edhe nje kontekst simbolik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›