Tre në pranga për mallra kontrabandë e falsifikim dokumentesh

Bëhet fjalë për një maune të ardhur nga Bari i Italisë, ku deklarohej importi i disa mallrave ushqimore, ndërsa brenda saj ndodheshin edhe mallra të tjera të padeklaruara, duke iu shmangur detyrimeve doganore.
Më datë 17 shtator, nga shërbimet e policisë gjyqësore pranë Prokurorisë është bërë ndalimi i njërit prej pronarëve te mallit. Pas kësaj ky i fundit ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe ka zbuluar mënyrën e realizimit dhe personat e përfshirë. Kështu, dokumentet dhe formularët shoqërues te mallit, (fatura, deklarata eksporti, fatura transporti, dokumente CMR, etj.), falsifikoheshin (me të dhëna fiktive për çmimin dhe llojin e mallit) nga shtetasja I.K., dhe dorëzoheshin në agjencinë doganore nga tre pronarët. Këto veprime bëheshin para se malli të mbërrinte në portin e Durrësit. Kjo shtetase rezulton se, punonte pa qenë e regjistruar në një shoqëri transporti.
Pas këtyre të dhënave, nga Gjykata e rrethit gjyqësor Durrës janë autorizuar kontrollet e ambienteve të Agjencisë doganore, banesës se shtetases I.K., shoqërisë së transportit. Gjatë kontrolleve janë gjetur: vula, formularë të faturave të shitjes nga shoqëri italiane, deklarata eksporti, fatura transporti, dokumente CMR, etj., të falsifikuara, dokumente që u përkasin shoqërive të ndryshme shqiptare dhe të huaja, si dhe janë gjetur të dhëna me interés, të ruajtura në celularet e personave, kompjuterët personalë dhe në adresat e-mail. Të gjithë këto materiale janë dërguar për ekspertimet përkatëse. /S.Ll/Start/
2011-10-11 16:55