E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi,mundësi e arritshme.Të mbyllim reformat

Kreu i LSI, Meta

TIRANË- Kreu i LSI-së, Ilir Meta duke vlerësuar figurën e presidentit të ri, Bujar Nishanit si konstruktive, e institucionale, që sjell qetësi dhe bashkëpunim ka bërë apel për mbylljen e reformave parlamentare, zgjedhore dhe atë të imunitetit.

Sipas Metës me të statusi i vendit kandidat është një mundësi krejt e arritshme, pasi pengesë është bërë konfliktualiteti i deritanishëm dhe mos mbyllja e reformave.

Meta e ka quajtur procesin e zgjedhjes së presidentit si jo perfekt, por gjithëperfshirës. Kishim një proces gjithëpërfshirës, disa mundësi për konsensus dhe në fund kemi pasur rolin e Kuvendit që ka qenë sovran dhe ka pasur detyrën kundrejt kushtetutës për të evituar zgjedhjet e parakohshme dhe të jeni të sigurt se produkti konkret i gjithë këtij procesi që tani është presidenti i ri, Nishani, pavarësisht nga përkatësia në të kaluarën në PD është figurë konstruktive, bashkëpunuese, dhe në këtë drejtim mendoj që edhe opozita ndan të njëjtin vlerësim për të pavarësisht nga qëndrimi i saj politik për arsye edhe të pakënaqësisë së saj për mosarritjen e një konsensusi për emrat që kërkonte ajo- tha Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›