Ismail Kadare: Ja pse sugjerova Sandër Lleshin për president
Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, ka propozuar për president Sandër Lleshin, zëvendësshefi i Shtabit të Forcave të Armatosura.
Në një intervistë për Panorama, ai ka shpjeguar se përse e ka bërë këtë propozim.
Sandër Lleshi ka qenë sugjerimi im për kandidat për president. Sugjerimi i është bërë jo vetëm zotit Rama, por të gjitha palëve, tha Kadare, duke shtuar se politikanët e kanë falënderuar për propozimin dhe e kanë quajtur serioz.
I pyetur se si ka ardhur tek emri i Lleshit, Kadare tha: Zotin Lleshi e kam njohur vite më parë. Më ka bërë përshtypje jo vetëm formimi i tij solid e profesional gjermanik, por edhe kultura e përgjithshme.
Ndërkohë, duke komentuar pyetjen se a duket se nuk është gati politika për të pranuar një president jashtë politikës, Kadare tha: Ashtu duket. Nuk ka klishe detyruese për këtë. Shpesh dëgjohen mendime: sna duhen filozofët për president, sna duhen ushtarakët, etj. Në këtë rast duhej të bëhej fjalë për një nga shefat më të lartë të ushtrisë së sotme shqiptare, pjesëmarrëse e Aleancës Atlantike. Dihet se kjo Aleancë nuk është vetëm ushtarake. Anëtarësia jonë në të është këmba jonë e sigurt në Europë, pra përkon me aspiratën evropiane.