E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në grupin e PD: Artan Hoxha kishte lidhje me Sigurimin

Share

A ka qenë kryeministri Sali Berisha personi që ka iniciuar edhe kandidimin, edhe tërheqjen e Artan Hoxhës? Nëse janë të vërteta deklaratat e Berishës në grupin parlamentar të PD, bërë me dyer të mbyllura, atëherë punën e Sigurimit e ka pasur merak vetë Berisha. Gazeta GSH, raporton se Berisha ka deklaruar në mbledhje grupi se Artan Hoxha kishte lidhje me Sigurimin. Kemi informacion se kur ka qenë 17-18 vjeç, ai ka shkëmbyer informacion me një punonjës të ish- Sigurimit të Shtetit, mësohet se është shprehur Berisha. Ajo që të habit është se si ka mundësi që ky kryeministër, që e ka përndjekur Hoxhën dikur dhe i ka pasur në dorë dosjet e tij, tani e kandidon dhe hedh me dhjetëra lëvdata për të. Më pas e detyron të dorëhiqet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›