Sondazhi, Minogue “mbretëresha” e Anglisë
LONDëR- Këngëtarja australiane Kylie Minogue është cilësuar si më e mira në Mbretrinë e Bashkuar. Sipas një sondazhi të publikuar në DailyMail, në të cilin kanë marrë pjesë 2 mijë persona, dhe janë pyetur për emrat e njerëzve që pëlqejnë me shumë. Prej këtij vlerësimi Kylie ka lënë mbrapa Cheryl Cole dhe David Beckham dhe George Clooney.
Mark Husak, shefi i agjencisë që është marrë me këtë sondazh e shpjegon kështu fitoren e këngëtares: “Kylie tashmë konsiderohet nga pjesa më e madhe e publikut si një angleze e adaptuar. Njerëzit e njohin, e vlerësojnë dhe përgjithësisht kanë një opinion pozitiv për të.”
Vendin e katërt në klasifikim e zë cifti i famshëm i TV, Ant & Dec. Në emrat që spikat është edhe aktori George Clooney, që ka mundur të zërë vetëm vendin e tetë në klasifikim.
(m.a/corriere/BalkanWeb)