E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Shqiptaret po e presin me nje sens te madh pergjegjesie heqjen e vizave

Vjene 20 tetor NOA - Nen kujdesin e Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli dhe homologes se saj austriake Barbara Prammer u organizua nje ceremoni solemne ne kuader te pervjetorit te lumturimit te Nene Terezes me titullin Dita Shqiptare.

Ne shenje nderimi per figuren e humanistes Nene Tereza misionares se shquar shqiptare ne kete ceremoni solemne e cila u zhvillua ne hollin kryesor te parlamentit austriak moren pjese personalitete te larta te jetes politike ekonomike dhe kulturore te Austrise e te Shqiperise si edhe miq te ngushte austriake qe nder vite kane mbeshtetur Shqiperine dhe shqiptaret.

Ne kete ceremoni e cila zhvillohej dhe ne kuader te heqjes se vizave per Shqiperine

personalitete te larta te politikes austriake i percollen kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli pergezimet me te mira per ndryshimet e pabesueshme qe Shqiperia ka bere gjate ketyre viteve.

Ne fjalen e saj Topalli si e ftuar nderi ne shtepine e madhe te demokracise austriake pershendeti perzemersisht te pranishmit duke shprehur njekohesisht edhe mirenjohjen per kete nder te vecante qe i behet vendit tone me ane te aktivitetit Dita Shqiptare.

Ne menyre te vecante Jozefina Topalli u shpreh se ndihej e privilegjuar qe ne emer te te gjithe shqiptareve falenderonte Austrine per kete nderim te jashtezakonshem qe i behet
misionares se madhe shqiptare.

Gjate vizites ne Austri kryetarja e Kuvendit ka zhvilluar takime te vecanta me kreret me te larte te shtetit austriak konkretisht me presidentin austriak Heiz Fischer me te cilin u diskutua gjeresisht mbi progresin e reformave ne Shqiperi situaten ekonomike si dhe procesin e integrimit europian.

Ne vijim te vizites kryetarja e Kuvendit zhvilloi gjithashtu nje takim te vecante edhe me Ministrin e Puneve te Jashtme te Austrise Michael Spindelegger ku ajo shfrytezoi rastin per ti shprehur mirenjohjen e thelle per lobingun e madh qe ai ka bere gjate gjithe
muajve te fundit ne mbeshtetje te heqjes se vizave per qytetaret shqiptare.

Ishte ministri i Jashtem i Austrise bashke me ministrin e Jashtem te Sllovenise qe i jane drejtuar me ane te nje letre te perbashket ministrave te Bashkimit Europian per te mbeshtetur levizjen e lire te shqiptareve si dhe integrimin europian.

Lidhur me procesin e heqjes se vizave kryetarja e Kuvendit tha se shqiptaret po presin me nje sens te madh pergjegjesie gjysmen e dhjetorit kohen ne te cilen endrra shqiptare do te shnderrohet ne realitet.
n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›