E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefan apaliku me monodramen Fausti prej Tirane

Autori Stefan Çapaliku është në sezon pune për projektin e ri teatror. Përgatit për skenë monodramën “Fausti prej Tirane”. Një vepër politike dhe dokumentaristike për përpjekjen e intelektualit për të mbetur jashtë politikës

Te mitet janë njerëzit. Te Fausti, intelektuali në pazarin e Mefistos është një individ i kohës sonë i tunduar për të humbur pavarësinë nga pazari i politikës si në monodramën “Fausti prej Tirane” që Stefan Çapaliku e ngre në skenë në ditët e fundit të gushtit.

“Fausti prej Tirane” është shkruar për t’u luajtur nga Alfred Trebicka i cili ka përuruar në skenë dramat e Çapalikut, duke bashkuar kështu përvojat personale në këtë vend.

Te ky lajm i mirë ai gjen përgjigjen e punës së tij të deritanishme me histori të dukje të ngushta e lokale.

Çapaliku provon mediume që nxisin një komunikim të shpejt të historive që ai dëshiron t’i tregojë shpejt dhe tani, duke bashkuar realitetin akut dhe dokumentaristikën.

Premiera e “Faustit prej Tirane” më 20 shtator vjen si produksion i pavarur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›