E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria: Ja listat e provave qe ndryshojne pronesi nga shteti

Sot gjate mbledhje se qeverise

Tiranë, 18 Mars, 14:45, NOA - Qeveria ka miratuar një listë të pronave të paluajtshme shtetërore që do të kalojnë nën administrim të disa qarqeve, bashkive dhe komunave.

Listat janë miratuar gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë. Kështu, është bërë miratimi i listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në komunën Kotë, të qarkut të Vlorës.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit numër 8743, datë 22 shkurt 2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Kotë, të qarkut të Vlorës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 74 (shtatëdhjetë e katër) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 487 (katërqind e tetëdhjetë e shtatë).

2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Gjithashtu u bë dhe miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Baldushk, të Qarkut të Tiranës.

Sipas vendimit të qeverisë, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit numër 8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Baldushk, të qarkut të Tiranës, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Baldushk, të qarkut të Tiranës, miratuar me vendimin nr.1259, datë 17.9.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Baldushk, të qarkut të Tiranës”.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Baldushk për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Po ashtu gjatë mbledhjes së sotme, u bë miratimi i listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Trebinjë, të qarkut të Korçës

Sipas vendimit, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit numër 8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Trebinjë, të qarkut të Korçës, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Trebinjë, të qarkut të Korçës, miratuar me vendimin nr.35, datë 16.1.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Trebinjë, të qarkut të Korçës”.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Trebinjë për zbatimin e këtij vendimi.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Po ashtu u vendos dhe për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Qendër Bulgarec, të qarkut të Korçës.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17,  të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Qendër Bulgarec, të qarkut të Korçës, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj komune, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Lista me 71 (shtatëdhjetë e një) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 412 (katërqind e dymbëdhjetë).

2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Qendër Bulgarec për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Ndërkaq u bë miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Mollas, të qarkut të Elbasanit.

Sipas vendimit, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave, u bë miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Mollas, të qarkut të Elbasanit, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj komune, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Lista me 79 (shtatëdhjetë e nëntë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 529 (pesëqind e njëzet e nëntë).

2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Mollas për zbatimin e këtij vendimi.

Vendimet hyjnë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

e.l/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›