Salihi Jap maksimumin ne momentin e duhur

Salihi fundjaven qe lame pas shenoi dy gola ndaj Riedit. Shkodrani ne 24 ndeshje vetem ne 12 te tilla ka nisur lojen si titullar
Pas dy golave qe shenoi kete jave sulmuesi i kombetares shqiptare eshte kthyer ne njerin prej golashenuesve me te famshem te Bundesliges Austriake. Sulmuesi 27-vjecar edhe pse nuk eshte zgjedhja e pare e teknikut te tij Peter Pakult konfirmoi ne fushen e blerte potencialin e vet.
Polemikat me trajnerin
Hamdi Salihi eshte shnderruar tashme ne nje arsye me shume per tifozet e Rapidit te Vjenes per te protestuar kunder trajnerit te skuadres i cili konsiderohet si pergjegjesi kryesor per poziten aktuale qe kampionet rekordmene te Austrise mbajne ne klasifikim. Protestat e fansave fanatike kane nisur prej kohesh por edhe pas fitores se te dieles kunder SV Riedit shume prej tifozeve kane qendruar ne tribuna per te protestuar per mosaktivizimin e sulmuesit shqiptar i cili me dopjeten e tij ishte edhe protagonisti i triumfit 2-0 ndaj ish-skuadres me te cilin luajti dy sezonet e para ne kampionatin austriak. Salihi nje rezervist besnik i Pakultit i shenoi keto dy gola ne ndeshjen e pare ne te cilen u aktivizua titullar per vitin 2011. Por shkodrani shmangu cdo polemike per aktivizimin me trajnerin dhe shprehet per Heute.at Une nuk i llogaris statistikat jam i kenaqur me karrieren time deri tani. Rapid ka nje skuader te madhe secili mund te luaje nga fillimi i ndeshjes. E rendesishme eshte te japesh maksimumin ne momentin qe je ne loje. Me modestine e tij shkodrani u perpoq qe te qetesonte paska situaten ne kampion e bardhejeshileve.
Goleadori pa vend
Si per habi Hamdi Salihi qe deri me tani ka shenuar 27 gola ne 45 ndeshje qe ka zhvilluar ne Bundesligen Austriake nuk po gjen nje vend titullar tek skuadra e Rapidit. Trajneri Peter Pakult perpara tij preferon te hedhe ne fushe Jan Venger of Heselink edhe pse shqiptari ka qene me i suksesshem. Me kete fanelle 27-vjecari gjate ketij sezoni ka shenuar plot 12 gola. Keto shifra behen edhe me interesante ne qofte se do te shohim se ne 24 takime qe ka zhvilluar deri me tani Rapidi ne Bundesligen Austriake vetem ne 12 ndeshje Salihi ka qene titullar.
Derbi
Derbi me kryesuesen Austria e Vjenes do te jete ndeshja e radhes e Rapidit dhe Salihi sipas mediave austriake duket se e ka siguruar nje vend titullari per kete sfide. Them se mund tia dalim qe te marrim nje rezultat te mire. Heren e fundit qe kemi luajtur ne Horr Stadium ia kemi dale te marrim tri piket - pohoi Salihi i per kete ceshtje.