E Diel, 1 Nëntor 2026

Krijohet portali albanologjik

Ne mesin e muajit te ardhshem ne Prishtine do te behet promovimi i portalit albanologjik Shqiperi-Kosove. Portali eshte rezultat i marreveshjes se nenshkruar te shtunen ne Tirane per krijimin e ketij portal. Per kete takim ne Tirane mes drejtorit te Bibliotekes Kombetare dhe Universitare te Kosoves Sali Bashota dhe drejtorit te Bibliotekes Kombetare Aurel Plasari lajmi vjen nga pertej kufirit permes nje komunikate per shtyp qe ka derguar biblioteka kombetare e Kosoves. Ndersa ketu ne Tirane BK nuk ka hedhur per mediat asnje njoftim Duke iu referuar e mbeshtetur ne Rezoluten e Konferences Kombetare te Bibliotekonomise Shkenca e bibliotekave dhe Albanologjia nenshkruhet marreveshja e mesipermeper krijimin e portalit albanologjik duke e shtuar kete ne kuader te bashkepunimit te institucioneve qendrore te bibliotekarise se dy shteteve. Ky portal na sqarohet se krijohet per nje hapesire te unifikuar ku perdoruesit dhe lexuesit pertej dhe ketej kufirit te kene akses ne burimet albanologjike. Ne aktet e marreveshjes synohet qe te dy institucionet te bashkendihmojne ne informimin e perdoruesve per bazen kombetare te te dhenave te dy bibliotekave perkatese si dhe te ushtrojne ndaj njera-tjetres te drejten e shkembimeve te informacionit bibliografik te karakterit albanologjik ne radhe te pare te objekteve te dixhitalizuara si doreshkrime antikuare harta fotografi periodike.

Kjo marreveshje synon te permbledhe dhe te vene ne funksion te te gjitha llojeve te lexuesve portalin e librit albanologjik duke synuar qe jo vetem te dy institucionet e dy shteteve por edhe arbereshet dhe diaspora te jene te inkuadruar ne kete projekt te librit shqip ne te gjitha fazat e zhvillimit botimit por edhe mundesise qe te gjithe perdoruesit te marrin informacionin e shpejte te sakte dhe efikas - kane cituar mediat ne Kosove Sali Bashoten drejtorin e BKUK-se.

Promovimi i portalit albanologjik Shqiperi-Kosove do te behet ne kuader te edicionit te nente te manifestimit nderkombetar Java e Bibliotekes ne Kosove i cili do te mbahet ne Prishtine nga 12 deri me 16 prill 2011. Kjo veprimtari organizohet nga Biblioteka Kombetare dhe Universitare e Kosoves dhe Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Prishtine dhe gjithsesi eshte manifestimi kryesor i vitit per bibliotekat ne Kosove.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›