Stefanovic: Ditët më të vështira të jetës sime

Këto ishin ditët më të vështira në jetën time, por pritja, tensioni, negativiteti dhe jokonstruktiviteti i palës tjetër u shpaguan, sepse ekipet negociatore të Beogradit dhe Prishtinës arritën marrëveshjen që vërteton “asimetriken e Prishtinës, e ruan Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe pozicionin tonë kushtetues dhe kombëtar”, ka thënë shefi i ekipit negociator serb, Borislav Stefanovic.
Kur është fjala te menaxhimi i integruar i kufijve, ai thotë se fjala është për një letër teknike, që ka të bëjmë definimin e elementeve dhe detajeve që lidhen me “pikëkalimet e përbashkëta”, transmeton Telegrafi.
Në pyetjen e gazetarit të ditores “Danas” se a nënkupton kjo largimin e barrikadave, Stefanovic thotë: “Qëndrimi ynë është i qartë dhe e kemi përsëritur disa herë. Republika e Serbisë, dhe qeveria e saj, mendojnë se barrikadat e kanë përmbushur qëllimin e tyre”.