E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremic: Kosova s’bëhet shtet deri sa të është Serbia

Ministri serb i Punëve të Jashtme Vuk Jeremic ka deklaruar se për marrëveshje e arritur Serbi – Kosovë, esenciale ka qenë vizita e ministrit gjerman në Beograd të enjten, Guide Wsetverlle. Shefi i diplomacisë gjermane kishte thënë dje se merita për marrëveshje është e kryeministrit Hashim Thaçi.

E kur ka folur për marrëveshjen , Jeremic ka thënë se Kosova në organizatat rajonale nuk do të prezantohet si shtet sepse, ka thënë ai, Kosova nuk do të jetë shtet përderisa te jetë jetët shtet Serbia.

"Kushtet ishin të qarta dhe janë përmbushur. Janë realizuar në bazë të interesave të Serbisë, e kryesorja sipas Kushtetutës së Serbisë dhe Rezolutës 1244”.

Jeremic ka shfaqur shpresën se Serbia tash është një hap afër kandidimit por ka shtuar se nuk duhet nënçmuar kushtin rumun për kandidim me përmirësimin e pozitës së vllahëve në Serbi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›