EULEX-i ende nuk qarkullon lirshëm në veri

Pikëkalimet kufitare në Bërnjak e Jarinje janë të hapura, por për EULEX-in liria e qarkullimit mbetet ende e kufizuar, kështu ka deklaruar sot zëdhënësja e këtij misioni të Bashkimit Evropian, Irina Gudeleviq.
Në bisedë me gazetarë të mediave beogradase, të cilët kanë vizituar Bërnjakën, ajo ka deklaruar se “barrikadat janë ende problem”, dhe ka pohuar se EULX kërkon liri të plotë qarkullimi në veri të Kosovës.
“Barrikadat janë ende problem. Në pikëkalimet Bërnjak dhe Jarinje doganierët dhe policët e EULEX-it kanë mbikëqyrjen e kontrollit dhe me ta janë edhe doganierët dhe policët e Kosovës, shkruan agjencia serbe e lajmeve, Beta.
Bernajka sipas kësaj agjencie është e hapur për lëvizjen e njerëzve e mjeteve të komunikacionit, por jo edhe për mallrat komerciale, derisa në Jarinje lëvizja e mallrave në këtë vend, pritet të bëhet pas renovimit të objekteve të cilat si dihet serbët i kishin djegur.