E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja, fusnota me 1244 e Deklaratën e Pavarësisë

BRUKSEL - Bisedimet e radhës mes Prishtinës dhe Beogradit duket se janë përmbyllur me një marrëveshje për përfaqësimin rajonal të Kosovës.

Marrëveshja  u konfirmua edhe nga zëdhënësja e Banoreshës Catherine Ashton, Maja Kocijancic.
Sipas Kocijancic, marrëveshja u arrit për prezantimin e Kosovës në forumet rajonale dhe zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve.

Gazeta Express zbuloi përmbajtjen e shënimit për Kosovën. "Pa paragjykim për pozicionin e palëve për statusin, në përputhje me 1244 dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës", është formulimi i fusnotës, me të cilën Kosova do të përfaqësohet në nismat rajonale. 

BE bënë të ditur se të dyja palët kanë konfirmuar përkushtimin për një bashkëpunim rajonal perfaqesimi dhe inkluziv si vlerë fondamentale e BE-së.

“Marrëveshja do të lejojë Kosovën që të marrë pjesë dhe të nënshkruajë marrëveshje të reja në llogari të saj dhe të flas për vetveten në të gjitha takimet rajonale.

Palët po ashtu janë kane rene dakort edhe për protokollin teknik për implementimin e marrëveshjes IBM të arritur më 2 dhjetor 2011.

“Kjo i shndërron konkluzionet e arritura në muajin dhjetor në marrëveshje operacionale. Kjo do ti mundësojë palëve që të fillojnë të punojnë në çështjet praktike sikur që është buxheti , etj” ka njoftuar BE.

Takimi po ashtu ka ofruar një mundësi për të rishikuar progresin për implementimin e marrëveshjeve të arritura më parë.

BE bën të ditur se palët janë pajtuar që të punojnë sidomos rreth Regjistrit Civil javën e ardhshme në mënyrë që të përshpejtojnë implementimin në këtë fushë.
Ndërkohë, nëpërmjet një dekarate shtypi reagoi edhe eurokomisioneri për zgjerimin, Stefan Fule i vili përgëzoi palët për marrëveshjet e arritura pas bisedimeve maratonë në Bruksel.

Arritja e marrëveshjes për të lejuar përfaqësimin në organizimet rajonale, është kusht për Serbinë që të shpërblehet me statusin e kandidatit evropian nga ministrat e jashtëm të BE-së, javën e ardhshme në Bruksel.

(d.b/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Topi: Marrëveshja me Serbinë nuk cënon Pavarësinë e Kosovës VV: Marrëveshja e dëmshme, të hënën protestë Jahjaga: Tani thellim e zbatim te reformave në veri Berisha: Serbia e pranoi de facto se Kosova eshte e Pavarur Rama: Kosova shtet i pavarur, fusnota s'vë në pikëpyetje sovranitetin SHBA: Kosova në forumet rajonale tani si e barabartë Thaçi: Kjo është formulë e përkohshme Tadic: Marrëveshja konfirmoi politikën time Tahiri: Sot hapet kapitull i ri i marrëdhënieve Kosovë-BE Marrëveshja, Haxhinato: Forcon sovranitetin e Kosovës Feith: Marrëveshja me Serbinë con përpara synimet e Kosovës Stefanoviç: Marrëveshja, në përputhje me interesat e Serbisë

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›