E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanovic: Flasim të premten

Nga Express më 04 gusht 2011 në ora 23:12

Shefi i delegacionit serb në bisedimet Prishtinë-Beograd, Borko Stefanovic, pas takimit pesë orësh me Komandantin e KFOR’it, ka deklaruar se asgjë nuk mund të flas tash për rrjedhën e bisedimeve.

“Gjithçka do të merret vesh nesër”, ka thënë ai, para pak çastesh.

Ndërkaq, para fillimit të takimit, ai tha se nëse gjithçka shkon si duhet, pret që të ketë zgjidhje për krizën e madhe në veri.

Përfundon takimi mes Gjeneralit Buhler dhe zyrtarëve serbë

Para pak çastesh ka përfunduar takimi mes Komandantit të KFOR’it dhe zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë, i zhvilluar në kampin ushtarak “Nothing Hill” afër Leposaviqit.

Mediat e Beogradit raportojnë se askush nuk është prononcuar pas këtij takimi dhe mbetet e paqartë nëse është arritur ndonjë marrëveshje.

Burime të Kosovapress-it kanë bërë të ditur se vështirë se do të arrihet një marrëveshje gjatë natës së sotshme, ngase ka dallime të mëdha mes qëndrimeve të palëve.

“Bisedimet herë pas here po tensionohen, për shkak të kërkesave shtesë të palës serbe rreth pikave kufitare. Ata kërkojnë që në këto pika të mos ketë në asnjë mënyrë policë kufitarë shqiptarë dhe as doganierë, gjë që gjenerali Buhler po kundërshton”, kanë thënë burimet.

Në takimin Buhlerit me zyrtarët serbë është dashur të arrihet marrëveshje për zhbllokimin e situatës në veri, duke ia shtuar marrëveshjes së arritur një natë më parë edhe pika tjerë që janë propozuar paraditen e së enjtes nga Kryeministri Thaçi në takimin me Komandantin e KFOR’it.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›