E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliqi e do Kosovën dhe BE’në - si dy djemtë e tij

Nga Express më 05 gusht 2011 në ora 00:31

Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Tomisllav Nikoliq konsideron se Serbia nuk mund të mbijetojë ekonomikisht pa u anëtarësuar në BE, por po ashtu, nuk mund të mbijetojë as pa Kosovën.

I pyetur se cili do të jetë qëndrimi i SNS’së nëse BE vë kushtin që Serbia të zgjedh mes anëtarësimit në Union dhe Kosovës, ai tha për B92 se kjo i bie sikur ta pyesin “a do të hiqte dorë nga njëri nga dy djemtë e tij”.

Tomisllav Nikoliq, gjatë kësaj interviste, paralajmëroi se më 20 gusht do të qëndrojë në Kosovë.

Ai kritikoi Qeverinë e Serbisë se të vetmen gjë që e ka bërë për serbët në Kosovë është se ka dërguar një kamion me miell.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›