E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia synon ndarjen

Nga Express më 04 gusht 2011 në ora 23:18

Kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj ka bërë një paralajmërim për rrezikun që po e kanos vendin tendenca e ndarjes së shtetit të Kosovës.

Në një intervistë për agjencinë britanike të lajmeve, Reuters, Hoxhaj ka thënë se nëse nuk ka reagim dhe presion ndërkombëtar ndaj Serbisë, ndarja edhe mund të ndodhë.

“Rreziku është shumë real dhe kjo mund të ndodhë. Kjo varet nga reagimi i fuqive të mëdha për situatën në veri. Varet nga ajo sesi NATO-ja do të mbështesë prezencën e KFOR-it në pjesën veriore”, ka thënë kreu i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, transmeton Indeksonline.

Ai ka shtuar se kjo varet gjithashtu nga ajo se sa do të ketë presion dimplomatik ndërkombëtar mbi Beogradin.

“Nëse nuk ka presion, realiteti është se ndarja e Kosovës do të ndodhë”.
Por megjithatë, Hoxhaj ka shtuar se ndarja eventuale e Kosovës do të hapte Kutinë e Pandorës me mundësinë e përhapjes së dhunës në shkallë të paimagjinueshme në krejt rajonin.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›