E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanovic Kosova mos refuzoje

Kreu i ekipit negociator të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç, deklaroi se kundërshtimi, nga qeveria në Prishtinë, i marrveshjes së arritur ndërmjet KFOR-it dhe zyrtarëve serbë, “dëmton për stabilitetin e përgjithshëm”.

Për mediat serbe, Stefanovic vlerësoi se marrëvshja e arritur ndërmjet komandantit të KFOR-it, Erhard Byler, dhe zyrtarëve serbë, Borisllav Stefanoviç e Goran Bogdanoviç, “në masë të madhe është i mirë, për qetësimin e situatës dhe kthim në procesin e bisedimeve”.

Qeveria e Kosovës e vlerësoi të papranueshëm marrëveshjen e arritur, të përmbledhur në tri pika. Në një komunikatë për shtyp ajo e vlerësonte si 'të parealizueshme' në territorin e Republikës së Kosovës.

Pas kësaj deklarate ka pasur një takim mes të Komandantit të KFOR-it dhe kryeministrit Hashim Thaçi, pas të cilit, rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, nga Qeveria e Kosovës është lëshuar një deklaratë e re.

“Kryeministri Thaçi dhe Gjenerali i KFOR-it, Erhard Buhler, në orët e vona të mbrëmjes kanë zhvilluar konsulta lidhur me zhvillimet e orëve të fundit, rreth situatës në veri të Kosovës dhe angazhimeve të KFOR-it për çbllokimin e rrugëve dhe kontrollimin e plotë të pikave 1 dhe 31. Është konstatuar se nuk ka kthim pas e do të vazhdoj kontrolli i plotë i pikave, domosdoshmëria për heqjen e bllokadave rrugore dhe krijimi i plotë i kushteve të sigurisë për të gjithë qytetarët në veri."

"Konsultat shtesë do të vazhdojnë edhe sot”, thuhet në deklaratë, ndërsa mediat serbe bëjnë të ditur se negociatat e sotme pritet të sjellin dhe  zgjidhjen e  ngërcit e situatës së tensionuar në veri të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›