E Diel, 1 Nëntor 2026

Maradona ne Dubai merr drejtimin e skuadres Al-Wasl

Legjenda e futbollit botëror Diego Armando Maradona ka mbërritur në Dubai, për të marrë detyrën e re si trajner i skuadrës vendase Al Wasl.

Tekniku 50-vjeçar është pritur si hero nga drejtuesit e klubit dhe tifozët e shumtë, ndërsa është shprehur i lumtur për aventurën e tij, të re, në Dubai.

Maradona do të firmosë kontratën e re dhe do të nisë stërvitjen me skuadrën, ku objektiv kryesor është ngjitja në tabëlën e klasifikimit, pasi për momentin ajo renditet në vendin e katërt të kampionatit lokal.

Ish-futbollisti i kombëtares së Argjentinës, kampione e Botës në vitin 1986 dhe më pas trajner i kësaj skuadre ka pranuar të transferohet në Dubai, megjithë ofertat e disa klubeve në Europë.

Maradona do të ulet në pankinë pas më shumë se një viti. Ai drejtoi për herë të fundit kombëtaren e Argjentinës, në Botëroirin 2010, por pas eliminimit në cerekfinale, ai u shkarkua nga detyra.

Gjatë gjithë kësaj periudhe ka patur shumë zëra në lidhje me të ardhmen e një prej legjendave të futbollit Botëror, por ai ka zgjedhur Emiratet e Bashkuara Arabe për të vazhduar karrierën e tij si trajner.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›