E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanovic: Ndarjae Kosovës 1 nga temat e bisedimeve

BEOGRAD-Udhëheqësi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me delegacionin e Kosovës, Borisllav Stefanovic, ka thënë sot se në bisedimet me Prishtinën, ekipi i Beogradit, “i mbahet Kushtetutës dhe rezolutave të Kuvendit” dhe se në asnjë mënyrë nuk e pranon pavarësinë e Kosovës.

Duke u përgjigjur në një pyetjeje të deputetes së Partisë Radikale Serbe, Vjerica Radeta, se kush e ka autorizuar ekipin e Beogradit, që mund të bisedoj për ndarjen e Kosovës, zoti Stefanovic, tha në Kuvend se ndarja e Kosovës është vetëm njëra nga temat për të cilën Beogradi është i gatshëm të bisedoj dhe se rezoluta e Kuvendit të Serbisë për Kosovën, jep mjaft hapësirë për këtë, raporton agjencia beogradase, Beta.

“Kur themi se jemi të gatshëm të merrremi vesh për të gjitha, kjo nuk do të thotë se jemi të gatshëm të merremi vesh për çështet që e shkelin Kushtetutën tonë”, tha Stefanovic.

Sipas tij, bisedimet janë “të tilla, që nuk e shkelin interesin, por që japin një qasje krejtësisht të re dhe se për këtë Beogradi e ka mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare”.

Më tej, Stefanovic ka theksuar se qëndrimi i delegacionit të Serbisë lidhur me çështjen e statusit është i qartë, por ekzistojnë dallime të mëdha ndërmjet Prishtinës e Beogradit për çështjen e statusit dhe definimin e procesit të bisedimeve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›