Bogdanovic: Serbia 18 miliardë dollarë investime në Kosovë
BEOGRAD– Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, ka deklaruar se Serbia gjatë tri dekadave të kaluara ka investuar për zhvillimin e Kosovës rreth 18 miliardë dollarë. Ndërkohë që mediat vendase bëjnë me dije se Serbia është pronari i vërtetë i ndërmarrjeve të dikurshme në Kosovë.
Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, sikundër edhe Sekretari i Shtetit në atë ministri, Oliver Ivanovic, bëhet e ditur se kanë pohuar se Kosova nuk mund të kërkojë pasuri në vendet e ish-Jugosllavisë pasi ajo nuk ka qenë republikë në i Jugosllavi dhe nga ana tjetër ajo njihet nga Serbia si shtet i pavarur.
Ndër të tjera Bogdanovic ka theksuar se Fondi për zhvillimin e Serbisë ka në zotërim rreth 150 ndërmarrje në Kosovë, vlera e të cilave kalon 140 milionë euro sipas investimeve të shtetit në ekonominë e Kosovës.
Bogdanovic ka shtuar se sipas të dhënave të Dhomës Ekonomike të Serbisë, pretendimet e ndërmarrjeve serbe ndaj Kosovës qoftë në bazë të investimeve dhe pronësisë, qoftë në bazë të kreditimit, variojnë rreth 190 milionë euro.
“Ndërmarrjet nga Serbia qendrore dhe Vojvodina kanë pasur filialet, përfaqësitë dhe ekspozitat e veta, ose ndërmarrje të varura prej tyre në territorin e Kosovës, të cilat që nga viti 2003 janë objekt i shitjes së kundërligjshme nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, më vonë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”,- ka theksuar Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
“Lajmi se Prishtina se ka formuar komisionin për kthimin e pasurisë së ndërmarrjeve kosovare nga hapësirat e ish-Jugosllavisë s’është gjë tjetër veç hedhje pluhuri në sy dhe përpjekje për të kthyer vëmendjen e opinionit nga problemet aktuale, dëshpëruese në Kosovë dhe njëherësh për homogjenizimin e elitës politike të shqiptarëve të Kosovës”,- ka deklaruar Bogdanovic.
(e.m/koha/BalkanWeb)