Ivanov pret datënpër fillimin ebisedimeve me BE
SHKUP - Presidenti i Maqedonisë Georg Ivanov ka deklaruar se pret datën për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Sipas mediave vendase kjo bindje e Ivanovit vjen pas premtimeve të kryeministrit hungarez vendi i të cilit deri në qershor do të kryesojë në BE-në, por edhe për shkak të faktit se Maqedonia tashmë ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme.
“Unë gjithmonë jam realist, unë pres që atë që e premtuan ta realizojnë, atë e premtoi kryeministri Orban edhe këtë e theksoi në seancën në Bruksel. Ata janë të interesuar që Maqedonia të fillojë bisedimet pasi i plotëson të gjitha kushtet”,- ka deklaruar Ivanov për mediat vendase.
Nga ana tjetër ashtu sikurse ministri i Jashtëm, Antonio Milososki edhe Ivanov konceptin e ndarjes midis Lindjes dhe Perëndimit i cilëson të vjetruara. Sipas Ivanovit, as vizita e ministrit të Jashtëm rus dhe as investimet e Kinës për zhvillimin e luginës së Vardarit, nuk tregojnë se Maqedonia është tërhequr nga qëllimet strategjike për anëtarësim në BE dhe NATO, por nënvizon faktin se zhvillon politikë të hapur ndaj të gjithëve.
(e.m/tg/BalkanWeb)