E Diel, 1 Nëntor 2026

S`ka diskriminim në qeli, Baraku: Shumë raste në shkolla

Komisionerja për mbrojtjen nga diskriminimi, Irma Baraku, gjatë raportimit para deputetëve të komisionit të ligjeve ka deklaruar se nuk ka raporte për diskriminimin në dhomat e paraburgimit. Sipas saj të dhënat që vijnë nga institucionet përkatëse nuk flasin për situata të tilla.
 

Por nga ana tjetër ajo deklaroi se gjatë këtij viti komisionerja ka ndjekur raste të diskriminimit nëpër shkolla.
 

Për mirëfunksionimin e institucionit që ajo drejton, komisionerja për mbrojtjen nga diskriminimi tha se duhet zgjeruar më tej bashkëpunimi me gjykatat.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›