Kameron pyetet per skandalin e pergjimeve

Kryeministri britanik David Kameron do të përballet sot me një seri pyetjesh në komisionin hetimor Levenson, lidhur me skandalin e përgjimeve në Britaninë e Madhe.
Komisioni i etikës në media pritet të fokusohet në marrëdhëniet e tij me personalitete të mediave në perandorinë mediatike të Ruper Murdok.
Kameron është mik i ish-drejtoreshës ekzekutive të Neës International Rebekah Bruks dhe kishte punësuar ish-redaktorin e “Neës of the Ëorld” Andy Koulson si zëdhënës shtypi.
Koulson u arrestua pak kohë më parë për dëshmi të rreme në lidhje me skandalin. Ai dha dorëheqjen si drejtor i komunikimit në kryeministri në janar të 2011.
Në dëshminë e saj në komision, Rebekah Bruks kishte thënë se kishte shkëmbyer mesazhe me Kameron një herë në javë, kur ai ka qenë në krye të opozitës, ndërsa mesazhe u shtuan më pas mes tyre, ndërsa nisi fushata zgjedhore në 2010.
Bruks u arrestua në kuadër të skandalit të pergjimeve dhe mbi të rëndojnë akzua për konspiracion për të ndaluar drejtësinë në punën e saj, akuza të cilat ajo i mohon.
Ndaj bashkëshortit të saj Carli Bruks, i cili ka qenë shkok klase me Kameron, rëndon vetëm një akuzë.
Paraqitja e Kameron në komision vjen, ndërsa po analizohet marrëdhënia mes politikaneve dhe medias.
Neës corporation paraqiti ofertën për transemtuesin satelitor në qershor të 2010, por e braktisi në korrik të 2011 pas shpërthimit të skandalit të përgjimeve.